Çiklisti slloven Matej Mohoric është detyruar të braktisë Xhiron e Italisë, pasi pësoi një aksident të frikshëm duke përfunduar në spital.
Ai humbi kontrollin e biçikletës gjatë një zbritje dhe u përplas keq në rrugë. Në fillim u duk se lëndimi nuk ishte i rëndë dhe çiklisti nisi të rregullonte biçikletën e tij të çmontuar, por më pas ai u dërgua me ambulancë menjëherë në spital për kontrolle mjekësore. “Ai po mbahet nën vëzhgim nga mjekët”, bëri të ditur skuadra e tij pas aksidentit. (A2 Televizion)