Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Rubikut, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka ndërruar jetë një shtetas, dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas forcave të rendit, aksidenti ka ndodhur mes një mjeti të tipit Alfa Romeo dhe mjetit që i përkiste një agjencie turistike, ku ndodheshin drejtuesi K.M dhe 8 pasagjerë.
Impakti i fortë ka bërë të pamundur shpëtimin e drejtuesit të Alfa Romeos, shtetasit L.C i cili ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, pasagjerët e mjetit turistik janë transportuar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit për t’u ndjekur nga mjekët. (A2 Televizion)