
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e së dielës në Fier.
Policia bën të ditur se rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin, traktor, në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është plagosur vajza e tij 10 vjeçe, e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier. (A2 Televizion)