Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina pa targa del nga rruga dhe bëhet copash

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 17:09 | Kronikë
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina pa targa del

Një tjetër aksident është regjistruar, pasditen e sotme, në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Halil.

Mësohet se një automjet pa targa ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.

Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur një 17-vjeçar dhe një 20-vjeçar, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Traumës. Të plagosurit janë identifikuar si Selman dhe Ervin Xeka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos