Aksident me vdekje në Vaqarr, makina futet në parakalim të gabuar dhe përplaset me motorin

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 16:38 | Kronikë
Aksident me vdekje në Vaqarr, makina futet në parakalim të gabuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një 22-vjeçar, i cili lëvizte me motor ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Vaqarr, ndërsa mësohet se, i riu ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet, i cili është futur në parakalim, e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin.

22-vjeçari mësohet se punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Tiranës
https://a2news.com/2023/07/17/aksident-me-vdekje-ne-vaqarr-makina-futet-ne-parakalim-te-gabuar-dhe-perplaset-me-motorin/
https://a2news.com/2023/07/17/aksident-ne-korce-pogradec-dy-te-plagosur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos