Aksident i rëndë në Fushë Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur

Nga A2 CNN
24 Korrik 2021, 08:16 | Kronikë
Aksident i rëndë në Fushë Krujë, një i vdekur dhe

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Fushë Krujë.

Policia bën të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 22:00 të mbrëmjes në Tapizë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet, shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetasja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos