
Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur pasditen e së premtes në Divjakë.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Pushimi Shoferit”-Divjakë, ku shtetasi K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip "Trinity" është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr. Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. (A2 Televizion)