Aksident i rëndë në Lezhë-Milot, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 21:36 | Kronikë

Aksident në aksin e vjetër Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Pllane. Dy automjete të tipit “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i njërit prej automjeteve është transportuar në spitalin e Laçit për ndihmë mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos