
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe një tjetër person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në vendin e quajtur "Varrezat e Ardenicës" në Lushnje.
Policia bën të ditur se shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. (A2 Televizion)