Gushti i vrasjeve: 5 të vrarë dhe 5 të plagosur në 12 ditë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 14:40 | Kronikë
Gushti i vrasjeve: 5 të vrarë dhe 5 të plagosur në 12

Muaji gusht, përveç shtimit të fluksit të pushuesve, duket se ka rritur edhe ngjarjet kriminale me pasoja të rënda për jetën. Në 12 ditët e para të këtij muaji janë shënuar disa ngjarje kriminale me pasoja tragjike, 5 të vrarë dhe 5 të plagosur. Krimet kanë pasur një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendin, si në Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe së fundmi në Mirditë.

https://a2news.com/2019/08/05/atentati-ne-vlore-nderron-jete-nje-nga-te-plagosurit/
https://a2news.com/2019/08/07/atentat-ne-selenice-vritet-45-vjecari/

Seria e vrasjeve do të fillonte në datën 1 gusht, ku në derën e banesës u ekzekutua me breshëri Feriz Bardhi. Një ditë më pas, krismat e armëve do të tronditnin Elbasanin, ku në qendër të qytetit ndodhi një plagosje e trefishtë me armë, por fatmirësisht pa viktima. Në datën 6 gusht, në orët e pasdites do të ekzekutohej në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiraj. Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur djali dhe një i afërm i viktimës. Dy dite me vone krimi do të godiste jo shumë larg Vlorës. Mbrëmjen e 8 gushtit, në Selenicë u ekzekutua në rrugë Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi.

https://a2news.com/2019/08/01/vritet-me-arme-zjarri-nje-i-ri-ne-durres/
https://a2news.com/2019/08/02/perplasje-me-arme-ne-elbasan-plagosen-3-persona/

Seria e vrasjeve do të vazhdonte me mëngjesin e 12 gushtit, ku në afërsi të Fierit u gjet i vrarë me thikë në fyt dhe i hedhur në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit do të ekzekutohej me armë Armando Gjini, i njohur edhe me ermin Tonin Gjini.

Një e përbashkët e këtyre ngjarjeve, me 5 të vrarë dhe 5 të plagosur, është fakti që për asnjërën nga këto krime nuk është arrestuar autori i dyshuar, ku në disa raste është identifikuar nga Policia dhe në disa të tjera nuk ka asnjë emër të dyshuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/12/fier-gjendet-trupi-i-nje-23-vjecari-dyshohet-se-eshte-vrare-nga-nje-thike/
https://a2news.com/2019/08/12/ekzekutim-ne-rreshen-armando-gjini-vritet-ne-sy-te-femijeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos