
Një 35-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10, në afërsi të fshatit Varibob.
Një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35-vjeçaren E.K.
Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin E.A dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. (A2 Televizion)