Një aksident i rëndë ka ndodhur rrugës për në Malin e Munellës, ku 5 alpinistë amatorë në eksplorim e sipër kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë.
Sipas burimeve të policisë, gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit Ndoc Mulaj, rreth 60 vjeç dhe ekspertit mjedisor Ilir Shyti, rreth 30 vjeç, kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë.

Sipas informacioneve, ndër të tjerët ishte edhe gazetari i njohur Alfred Lela, që është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe eksperti mjedisor Ilir Syli.
Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Ndoc Mulaj.
Pritet ndërhyrja me helikopter për operacionin e shpëtimit. (A2 Televizion)