
Policia e Lushnjës ka bërë me dije se pasditen e sotme, një 54-vjeçar ka humbur jetën duke rregulluar autobusin e tij.
Shtetasi L.Xh., me banim në fshatin Karbunarë e Vogël, kishte ngritur në kriko autobusin, kur aksidentalisht ka dalë kriko nga vendi dhe si pasojë, ka mbetur pa jetë poshtë autobusit. (A2 Televizion)