Drejtonte ambulancën i dehur dhe përplasi dy makina, arrestohet shoferi

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 15:02 | Kronikë
Drejtonte ambulancën i dehur dhe përplasi dy makina, arrestohet

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person, i cili është kapur duke drejtuar ambulancën në gjendje të dehur.

Në pranga përfundoi P.M., 45 vjeç, banues në  lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Rusit”, në lagjen Partizani, Shkodër, duke drejtuar një mjet autoambulancë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës, rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l, tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos