Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 16:44 | Kronikë
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e të enjtes në Rrugën e Kombit, ku një makinë tip Jeep është përplasur me bordurat metalike që kufizojnë rrugën.

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës kufitare të Morinit dhe sipas konfirmimit të autoriteteve janë dy gra të aksidentuara, të cilat kishin ardhur nga Maqedonia.

Të dy zonjat janë dërguar fillimisht në spitalin e Kukësit e pasi kanë marrë ndihmën e parë janë dërguar për në spitalin e traumës në Tiranë, për ndjekje të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos