
Policia e Patosit bën me dije se ka mundur të zbardhë ngjarjen e 30 dhjetorit në fshatin Dukas dhe ka vënë në pranga dy persona që qëlluan me armë në drejtim të një tjetri.
Pas kallëzimit të bërë në polici, efektivët kanë arrestuar dy 34 vjeçarët A.G dhe V.L. si autorët e të shtënave me armë ndaj 60-vjeçarit A.H. Gjatë operacionit u sekuestrua dhe armë e gjahut e përdorur në këtë ngjarje.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të arrestuave dhe të moshuarit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative". (A2 Televizion)