Ky është momenti kur autobusi i linjës se unazës aksidentohet me automjetin fuoristradë ndërsa nga përplasja e fortë dhe zhvendosja e autobusit u dëmtuan dhe 8 automjete të tjera.
Autobusi me një shpejtësi tej normave të lejuara përplaset me automjetin luksoz tip Porsche, i cili futet papritur në korsinë e emergjencës. Në aksident u përfshinë 10 makina dhe u plagosën 9 persona, përfshirë drejtuesin e mjetit tip Porsche, shoferin e autobusit, si dhe drejtues të mjeteve të tjerë e pasagjerë në urban.
Policia tha se 63-vjeçari drejtuesit të autobusit ju bë testi i alkoolit dhe rezultoi negativ. Nga ana tjetër, ekspertë të policisë nisën të kontrollojnë dhe gjendjen teknike të autobusit 18 metra të gjatë.
Ky nuk është rasti I parë kur linja e unazës është përfshirë në aksidente të tilla. Në prill të vitit 2022 një tjetër autobus u përfshi në aksident jo larg vendit të ngjarjes së kësaj të hëne. Pak pasi mori pasagjerët hyrja në korsi pasoi me përplasjen më një makinë ku udhëtonin dy të rinj.
Goditja që mori makina shkaktoi dhe humbjen e kontrollit nga shoferi, Jurgen Rama i cili me makinën e tij bëri disa rrotullime dhe përfundoi në Lanë. Pas tij dhe autobusi i cili me vete mori dhe një pemë.
Shoferi i autobusit, 62-vjeçari Muhamet Kyçyku tha përpara oficerëve të policisë se humbi kontrollin, megjithatë kishte dyshime se ai mund të mos ketë qenë vigjilent apo dhe ndonjë defekt teknik I vetë autobusit. Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 13 pasagjerë, një prej të cilëve mori dëmtime të lehta së bashku me faturinon dhe shoferin. (A2 Televizion)















