
Policia e Librazhdit ka vënë në pranga 22-vjeçari, i cili një ditë më parë goditi me sende të forta autobusin në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci.
Incidenti ndodhi një ditë më parë në afërsi të Librazhdit, pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin Elbasan Arena, ndërmjet skuadrave KF Pogradeci dhe KF Elbasanit. 22-vjeçari, goditi me shishe qelqi xhamin e autobusit teksa lëvizte me automjet.
Nga goditja, fatmirësisht nuk u dëmtua asnjë nga futbollistët që ndodheshin në autobus. (A2 Televizion)