11 automjete të përfshira, aksidentohet autobusi i linjës së Unazës në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 11:51 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës tek Ura e Tajvanit në kryeqytet. Një nga autobusët e linjës së Unazës është përfshirë në një aksident me një numër të madha automjetesh.

Deri më tani, dyshohet se të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar kurse të përfshira në aksident janë të paktën 11 automjete.

https://youtu.be/IRWSFX3_Crs

Dy autoambulanca kanë mbërritur deri më tani në vendin e ngjarjes ndërsa nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se përplasja ka qenë e fortë pasi disa mjete, përfshirë këtu edhe autobusin e linjës së Unazës janë dëmtuar rëndë.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që autobusët e kësaj linje të kryeqytetit përfshihen në aksidente. Rreth një vit më parë, një autobus i kësaj linje përfundoi Lanë. Për fat të mirë, të lënduar nuk pati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos