Aksident me makina luksoze në autostradë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 13:30 | Kronikë
Aksident me makina luksoze në autostradë

Një aksident me pasojë lëndimin e disa të rinjve ndodhi paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit, ku u përfshinë 5 automjete, mes të cilave Porsche dhe Mercedes.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga A2 CNN, dëmet materiale janë të shumta. Efektivët e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht mësohet se parakalimi i gabuar dhe frenimi i menjëhershëm janë dy prej veprimeve që ndikuan në përplasje.

Për fat të mirë, nga ky aksident nuk u shënuan viktima apo të plagosur, përveç lëndimit të lehtë të dy prej personave të përfshirë në këto përplasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos