Makina del nga rruga në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 13:40 | Kronikë
Makina del nga rruga në Vlorë, një person në gjendje të

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak pas mesditës së të shtunës në Vlorë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në zonën e “Kuzum Baba”-së dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit dhe identiteti i të plagosurit ende nuk dihen.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur te Kalaja në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar në spital, nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos