Vrau në Fier një person në vitin 1997, ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 18:57 | Kronikë
Vrau në Fier një person në vitin 1997, ekstradohet nga Greqia

Një 53-vjeçar nga Fieri, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është ekstraduar nga Greqia.

Sipas policisë, Fatos Metushi akuzohet për vrasjen e shtetasit me iniciale S. A. në vitin 1997.

Fatos Metushi ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos