Operacioni antidrogë në Vlorë, sekuestrohet një sasi kanabisi

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 09:03 | Kronikë
Operacioni antidrogë në Vlorë, sekuestrohet një sasi

Një sasi lënde narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e qarkut të Vlorës gjatë operacionit të koduar “Kallarat”.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç, të cilit iu gjetën në banesë 14.4 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu dërguan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ndërkohë policia informon qytetarët se krahas angazhimit për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos