Aksident me një të plagosur në Durrës

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 18:56 | Kronikë
Aksident me një të plagosur në Durrës

Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur pasditen e së enjtes në Hamallaj të Durrësit.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15, ku një automjet me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur një motor, i cili drejtohej nga shtetasi G. L.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos