All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Vrau Klodian Rashën, Apeli ashpërson dënimin e ish-efektivit Hajdaraj

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 14:54 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Gjykata e Apelit Tiranë ashpërson dënimin ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-policit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës. Apeli dënon me 18 vite burg, nga 15 që u dënua në Shkallën e Parë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj dënohet përfundimisht me 12 vite burg.

Ish-efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj u shpall fillimisht fajtor për vrasje me dashje. Ai e ankimoi vendimin duke kërkuar që të ndryshohej në “tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur”, duke argumentuar se nuk ishte vrasje me dashje. Edhe Prokuroria e kishte ankimuar vendimin, e cila në shkallën e parë kishte kërkuar 20 vite burg për Hajdarajn.

Babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha, duke dalë nga salla e gjyqit. Foto: LSA
All - Paragraf - 3

Gjykata e Tiranës dënoi më 14 korrik Hajdarajn, me 15 vite burg dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.

Më 8 dhjetor 2020, Rasha u vra në hyrje të rrugicës që të çon drejt banesës së tij, i paarmatosur duke i vrapuar policisë për shkak të frikës. Nga pamjet filmike, rezultoi se Nevaldo Hajdaraj kishte qëlluar me dy plumba në distancë të riun, duke e lënë të vdekur në vend. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/29/kamera-tradhton-policin-ne-vrasjen-e-klodian-rashes-qelloi-edhe-pse-25-vjecari-skishte-arme/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos