I mashtronin për të investuar në bursë dhe kriptomonedhë, SPAK arreston 26 persona

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 12:29 | Kronikë
I mashtronin për të investuar në bursë dhe

SPAK arreston 26 persona të akuzuar për "mashtrim kompjuterik" përmes call center-ave të investimit në bursë dhe kriptomonedhë. Të mashtruarit kanë qenë gjermanë dhe mes të prangosurve është edhe administratori, një shtetas nga Qipro.

Sipas SPAK, sapo kontaktoheshin viktimat, për ta krijohej një llogari me emër, mbiemër dhe pas disa telefonatave krijohej një bazë besimi me "klientët".

Më pas, ata tundoheshin të investonin në sasi të vogla, në një platformë që ishte fiktive.

Paratë e tyre më pas transferoheshin në llogari në banka offshore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos