
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e të dielës në aksin rrugor Laç-Mamurras, ku një person ka mbetur i vdekur.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Zheji, rreth orës 16:15. Mjeti tip “Benz" ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)