Tërmeti i 26 nëntorit, zhvillohet seanca në Apel për 8 të arrestuarit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 11:54 | Kronikë
Tërmeti i 26 nëntorit, zhvillohet seanca në Apel për 8

Gjykata e Kavajës shqyrton sot për 8 të arrestuarit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Seanca ku u apelua vendimi i Gjykatës së Durrësit u vendos për t’u zhvilluar në Kavajë, pasi godina e Gjykatës së Apelit në qytetin bregdetar ndodhet jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti.

8 të arrestuarit akuzohen për “shpërdorim të detyrës” dhe “vrasje në rrethana cilësuese”. Ndërsa pritet që Apeli të thotë fjalën e tij pas ankimimit nga ana e palës së mbrojtjes së të arrestuarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos