Digjet një makinë pranë konsullatës italiane në Vlorë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 21:59 | Kronikë

Një automjetet është përfshirë nga zjarri teksa ishte në ecje në lagjen “10 Korriku”, pranë konsullatës italiane, në Vlorë.

Mësohet se automjeti është tip “Lancia” me targë AA 550 ET, në pronësi të shtetasit Besmir Brahimi.

Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa makina është shkrumbuar pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Shkaqet e rënies së zjarri janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos