Aksident me një të vdekur në rrugën Vlorë-Fier

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 20:34 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në rrugën Vlorë-Fier

Një aksident, me pasojë një person të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën dytësore Vlorë-Fier.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit shtetasi F.H., 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos