
Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 40 ditë, për Blerim Bizgjonin, e akuzuar se ka përdhunuar sistematikisht një vajzë të mitur në fshatin e tij, Verdovë. Me sa duket, Gjykata nuk është bindur ne akuzat e ngritura, duke i kërkuar Prokrurorisë që brenda afatit të 40 ditëve të sjellë prova dhe fakte shtesë për të akuzuarin dhe raport mjeko ligjor për të miturën e abuzuar.
Bizgjoni, 46 vjeç, u arrestua nga Policia të shtunën, pasi sipas Policisë, ka kryer marrëdhënie në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare. Sipas informacioneve të siguruara nga A2, Bizgjoni e merrte vajzën nga familja me pretendimin për t’u kujdesur për të, pasi babai i vajzës është me probleme mendore dhe familja është në kushte të vështira ekonomike.
Sipas një banoreje të zonës, fqinje me vajzën e abuzuar dhe autorin e dyshuar, ai e merrte sistematikisht vajzën prej një viti në banesën e tij, ku jetonte bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij, me pretendimin se vajzat ishin shoqe dhe mësonin bashkë.
Vetëm një ditë më parë, ajo ka mundur të kontaktojë me efektivë të Policisë, të cilëve u ka referuar atë që ka ndodhur, duke bërë që Bizgjoni të vihej në pranga. (A2 Televizion)