Aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan, ndërrojnë jetë dy vajza, plagosen dy të tjera

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 21:27 | Kronikë
Aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan, ndërrojnë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në dalje të tunelit në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera kanë mbetur të plagosura.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një “Volkswagen”, me të cilin po udhëtonin 4 vajzat. Sipas policisë, mjeti tip “Benz” dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga automjeti vajzat e bllokuara, të cilat u dërguan me shpejtësi në spital, por si pasojë e plagëve të marra, dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e “Benz”-it, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos