Plagoset me armë në Lushnjë një i ri nga Tirana

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 19:39 | Kronikë
Plagoset me armë në Lushnjë një i ri nga Tirana

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e së dielës në fshatin Fiershegan të Lushnjës.

Polica bën të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit. I plagosur me armë zjarri ka mbetur shtetasi Marjo Arapi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos