
Një shtetas grek, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Danimarka në Shqipëri, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Sipas policisë, shtetasi grek D. Th., në bashkëpunim me shtetasin shqiptar K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive.
Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro, thotë policia. (A2 Televizion)