
Operacioni i koduar “Driver” ka vënë në pranga një person në Tiranë për tregtim të drogave të forta. Pas një pune të mirëorganizuar nga ana e policisë së shtetit është vënë në pranga shtetasi F.Sh. të cilit iu sekuestruan 106 gr. lëndë narkotike e llojit kokainë.
Arrestimi i 43-vjeçarit F.Sh. u bë në rrugën “Xhanfize Keko” në vendin e quajtur “Varri i Bamit” ndërsa udhëtonte me makinën e tij, pas informacioneve të marra në rrugë informative se ky person tregtonte lëndë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH. (A2 Televizion)