
Një aksident i rëndë është regjistruar, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit, ku një 30-vjeçar humbi jetën.
Sipas policisë, 30-vjeçari A.B. ka humbur drejtimin e mjetit Golf dhe është përplasur me një shtyllë të ndriçimit në anë të rrugës.
Përplasja raportohet të ketë qenë shumë e fortë gjë që ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të riut. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)