Aksident me vdekje në Fier

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 22:50 | Kronikë
Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në aksin rrugor "Fier-Patos".

Një 43-vjeçar, banues në Fier ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonte dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, 40-vjeçari Elton Bardhi, banues në Fier. Kurse, drejtuesi i motorit Bledar Balla, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos