Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 16:18 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Mësohet se një kamion është përmbysur në rrugë, ndërsa dyshohet se drejtuesi i tij ka humbur jetën. A2 CNN ka siguruar pamjet e para nga vendi i aksidentit. Në to shihet kamion i tonazhit të rëndë i përmbysur në mes të rrugës.

Kamioni ishte ngarkuar me lëndë drusore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin. Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

Zjarrfikësit dhe një grup personash kanë punuar për të nxjerrë nga kabina e kamionit drejtuesin e mjetit, 34-vjeçarin me inicialet J.K., banues në Fier.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, njëri kah i Rrugës së Kombit në drejtim të Tiranës qëndroi i bllokuar për më shumë se 30 minuta, duke krijuar radhë të gjata kilometrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos