
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së dielës në zonën e Shkozës.
Mësohet se në aksident është përfshirë një autobus dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende me dije, ndërkohë që policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)