Aksident me vdekje në Tiranë, përplasen 3 makina pranë TEG

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 18:07 | Kronikë
Aksident me vdekje në Tiranë, përplasen 3 makina pranë TEG

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të TEG, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, në aksident janë përfshirë 3 makina, teksa një prej drejtuesve mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe bën me dije se viktima është shtetasi B.D. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos