
A2 CNN arriti të hynte brenda spitalit të kampit MEK, pas pretendimeve të muxhahedinëve për dy viktima pas përplasjeve me policinë.
“Deri tani, ka një person të vdekur”, tha një nga mjekët e spitalit brenda kampit të Manzës.
Gjithashtu, ky mjek theksoi se janë mbi 100 të plagosur.
Një mjek tjetër shpjegoi se kjo ka ndodhur për shkak të përdorimit të sprajit me piper: "E hodhën te njerëzit pasi kërkuan t'ia merrnin kompjuterët me forcë". (A2 Televizion)