All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Policia e Shtetit, kontroll në kampin e muxhahedinëve

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 09:26 | Kronikë
Policia e Shtetit, kontroll në kampin e muxhahedinëve
All - Paragraf - 1

Policia e Shtetit ka nisur paraditen e së martës një kontroll në kampin e muxhahedinëve.

Urdhëri i kontrollit është lëshuar nga Gjykata e Posaçme në ambientet e kampit MEK, në Manzë të Durrësit. Kontrollet vijnë vetëm pak kohë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit mbi parandalimin e luftës kundër terrorizmit dhe sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

All - Paragraf - 3

Muxhahedinët janë opozitarë iranianë që prej dekadash luftojnë kundër regjimit të Teheranit dhe që kanë një vendstrehim të rëndësishëm në Manzë të Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

All - Paragraf - 6

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/20/rama-muxhahedinet-nuk-do-te-largohen-krenare-qe-e-kemi-tradite-te-strehojme-njerezit-ne-rrezik/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos