Përfshihen nga flakët ish-zyrat e Kadastrës në Durrës

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 19:48 | Kronikë

Një objekt është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në lagjen nr.4 të Durrësit.

Ambientet ku është shfaqur vatra e zjarrit ka qenë më herët në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërsa aktualisht përdorej nga subjekt privat

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si dhe efektivë policisë për te zbardhur shkaqet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos