
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Laç-Patok, ku për pasojë është plagosur një 21 vjeçar.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të një karburanti ku mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues T.N.,21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës.
Drejtuesi i mjetit tip "Benz" shtetasi A.Z. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)