
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur "Gurorja e Kremenarit". Një automjet tip "Benz" është përplasur me një automjet tip furgon.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip "Benz" si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier. (A2 Televizion)