Aksident në aksin Vorë-Tiranë, ndërron jetë pasagjerja e furgonit

Nga A2 CNN
14 Korrik 2019, 11:19 | Kronikë
Aksident në aksin Vorë-Tiranë, ndërron jetë pasagjerja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ku si pasojë e përplasjes me bordurën e rrugës të një furgoni që shërbente për transport mallrash, një person ka humbur jetën.

Viktima nuk është identifikuar ende, edhe si pasojë e dëmtimeve të rënda të shkaktuara, ndërsa drejtuesi 28 vjeçar i mjetit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos