Godet komshiun me sëpatë pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 18:24 | Kronikë
Godet komshiun me sëpatë pas një konflikti për motive

Një konflikt për çështje pronësie për pak përfundoi me viktima në fshatin Domje të Tiranës.  U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimit të një prej personave të përfshirë në ngjarje.

Sipas hetimeve, 62-vjeçari I.T pas një konflikti me komshiun e tij B.A. për çështje pronësie, në kushte të rënduar psiqike e goditi këtë të fundit me sëpatë.

Fatmirësisht 47-vjeçari B.A. nuk ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Efektivët e komisariatit të Vorës arrestuan në flagrancë 62-vjeçarin I.T. i cili do të përballet me akuzën e plagosjes së rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos