I kërkuan lekë dhe favore seksuale që të mos i publikonin fotot intime, dy të arrestuar në Cakran

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 13:51 | Kronikë
I kërkuan lekë dhe favore seksuale që të mos i publikonin

Dy burra janë arrestuar pasi i kanë kërkuar para’ dhe favore seksuale një gruaje me qëllim që të mos i publikonin fotot intime të saj në rrjetet sociale.


Në pranga janë vënë 44-vjeçari me iniciale G.M. dhe 46-vjeçari me iniciale J.Sh., të dy banues në Cakran.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase duke i kërkuar para’ dhe favore seksuale me qëllim mospublikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj”, sqaron policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos