Aksident në Cërrik, ndërron jetë një kalimtar

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 20:18 | Kronikë
Aksident në Cërrik, ndërron jetë një kalimtar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mbrëmje në Cërrik.

Sipas burimeve në terren, mësohet se një mjet ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka humbur jetën.

Bëhet me dije se viktimë është një person rreth të 60- vjeçari Tomorr Kasa, ndërkohë që mendohet se shkaku mund të jetë bërë errësira në atë aks rrugor, që i ka pamundësuar shoferit, shtetasit Ervin Hysa, dallimin e kalimtarit fatkeq.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikat e aksidentit fatal.

Deklarata e Policisë

Aksidentoi një 60-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, brenda pak minutash, autori i dyshuar.

Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos