
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, në Romanat të Durrësit, ku makina ka përplasur një kalimtar.
Sipas të dhënave nga policia e shtetit, mjeti me drejtues A. G., 46 vjeç, ka goditur një këmbësor, i cili me mjet të rastit është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën.
Nuk dihet identiteti i të plagosurit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)